”Nga turizmi masiv te ai luksoz”, Rama: Synojmë më shumë të ardhura
Kryeministri Edi Rama i ftuar në Samitin e Euronews 2026, foli për të ardhmen e turizmit, investimet dhe potencialin e Shqipërisë në këtë sektor. Rama u ndal te transformimi i turizmit shqiptar ndër vite, duke krahasuar numrin e vizitorëve me periudhën kur nisi procesi që ai e cilësoi si “udhëtim transformues”. “Kur nisëm këtë udhëtim transformues numëronim 2 milionë turistë. Kjo shifër përfshinte edhe zyrtarët që bënin numërimin, sepse për çdo shqiptar që hynte dhe dilte në vend shënohej, apo ishte pjesë e kësaj shifre”, tha Rama. Kryeministri theksoi se vitin e kaluar Shqipëria arriti afro 12 milionë vizitorë të huaj, duke vënë në dukje diversitetin e origjinës së tyre. “Paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Ndërkohë që vitin e kaluar përfunduam...
Burimi:
kohajone.com