Nga trafiqet te plumbat në Alicante: Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga trafiqet te plumbat në Alicante: Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

39-vjeçari Luka Beqiraj, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Orihuela Costa, rezulton me precedentë penalë në Shqipëri dhe Itali. Në vitin 2019 ishte arrestuar gjatë operacionit ndërkombëtar antidrogë “Lulet e Pranverës”, ndërsa një vit më vonë u dënua me 4 vite e gjysmë burg dhe 24 mijë euro gjobë. Autoritetet spanjolle dyshojnë për një vrasje të planifikuar, por ende nuk kanë konfirmuar motivin e krimit. Zbardhet identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, në zonën Orihuela Costa të provincës Alicante. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, pranë fushave të një klubi padeli, në prani të sportistëve dhe dëshmitarëve të tjerë. Viktima është identifikuar si Luka Beqiraj, nga Vlora, një emër i njohur më parë për autoritetet shqiptare dhe italiane për...