Nga trafiku i armëve te bankat, Tabaku “shënjestron” Ramën: Ja si u vidhen paratë shqiptarëve nga qeveria
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar qeverinë e Edi Ramnës për ngritjen e një sistemi institucionesh dhe korporatash shtetërore që funksionojnë jashtë standardeve të transparencës, konkurrencës dhe llogaridhënies. Në “Këndin e Fundjavës”, Tabaku analizoi tri prej këtyre strukturave, kompaninë shtetërore KAYO, Bankën Shqiptare të Zhvillimit dhe Korporatën e Investimeve Shqiptare, duke i cilësuar ato si pjesë të një “arkipelagu paligjshmërie”, të ndërtuar gjatë 13 viteve të qeverisjes së Edi Ramës. Sipas Tabakut, këto struktura mund të duken të largëta nga shqetësimet e përditshme të qytetarëve, por mënyra se si ato përdorin fondet dhe pasuritë publike ndikon drejtpërdrejt te çmimet, taksat, cilësia e shërbimeve dhe kostoja e jetesës. “Paratë janë publike. Pasuritë janë publike. Rreziku është publik. Ndërsa vendimmarrja përqendrohet në pak duar dhe...
Burimi:
gijotina.com