Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi dyshohet se po transportonte kokainë nga Tirana drejt Mamurrasit, me qëllim shitjen e saj. Gjatë operacionit antidrogë të koduar “Destinacioni”, janë sekuestruar 126 doza kokainë, me peshë totale rreth 109 gramë. Në pranga ka rënë shtetasi S. S., 31 vjeç, i lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë. Sipas Policisë, pas marrjes së informacionit se i riu do të udhëtonte me një automjet taksi nga Tirana në drejtim të Mamurrasit për të shitur lëndën narkotike, u organizua ndërhyrja për ndalimin e tij. Automjeti u lokalizua në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, në kryqëzimin e Fushë-Mamurrasit, ku shërbimet e Policisë ndaluan taksinë dhe ushtruan kontroll në të. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan 126 doza me lëndë të...