Nga takimi Haxhiu-Mickoski: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve 

Nga takimi Haxhiu-Mickoski: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, të cilët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.  “Me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona dhe për ecurinë e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve. Vëmendje të veçantë u kushtuam projekteve infrastrukturore, përfshirë lidhjen rrugore Prizren-Tetovë dhe autostradën Shkup-Bllacë, si dhe ndërlidhjes energjetike. Interesi ynë i përbashkët është që këto projekte të realizohen sa më parë, në mënyrë që zotimet tona të kthehen në rezultate konkrete. Këto projekte kanë rëndësi përtej infrastrukturës. Ato e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, dhe njëkohësisht tregojnë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë si dy fqinjë...