Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027
Bujqësia shqiptare do të ketë në dispozicion rreth 18 miliardë lekë në vitin 2027, me një rritje prej rreth 2.5 miliardë lekësh krahasuar me buxhetin e vitit 2026. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në një intervistë për Klan News, bëri të ditur se fondet do të orientohen kryesisht drejt rritjes së mbështetjes financiare për fermerët përmes skemave kombëtare të subvencionimit, përfundimit të investimeve në infrastrukturën bujqësore dhe forcimit të sigurisë ushqimore, si një prej kushteve të rëndësishme në procesin e integrimit evropian. “Atëherë, viti 2027 kemi rreth 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe rreth 2500 më shumë se viti 2026, nga buxheti i vitit 2026. Këto fonde do të shkojnë më shumë për mbështetje përmes subvencioneve të bujqësisë, ku vazhdon në çdo...
Burimi:
javanews.al