Nga sot edhe 59 dite/ Kurti ngriti qeverine, por opozita mban çelesin per presidentin
Kosova ka tashmë Kuvend dhe Qeveri, por kriza politike nuk duket se ka marrë fund. Me 62 vota, Qeveria “Kurti 4” arriti të sigurojë shumicën parlamentare, por kjo shumicë nuk mjafton për zgjedhjen e Presidentit. Dhe pikërisht këtu nis kapitulli i ri i përplasjes politike. Kuvendi është shpallur i konstituuar nga kryetarja Albulena Haxhiu, edhe pse ende nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së. Por përfundimi i betejës për formimin e Qeverisë ka aktivizuar menjëherë një tjetër afat kushtetues: atë për zgjedhjen e kreut të shtetit. Matematika parlamentare është tashmë më e ndërlikuar. Në dy raundet e para për zgjedhjen e Presidentit nevojiten 80 vota, ndërsa në raundin e tretë kërkohen të paktën 61. Por përtej numrit të votave, një tjetër problem është pjesëmarrja...
Burimi:
ntv.al