Nga skenat e mëdha europiane, në Tiranë

Nga skenat e mëdha europiane, në Tiranë

10 September, 2026 - 16:30 Dirigjenti italian Simone Di Felice, Kapellmeister në Oper Frankfurt, vjen në skenën e TKOBAP-së për të udhëhequr Galanë Operistike që çel sezonin e ri artistik. Me një karrierë që e ka çuar nga Opéra national de Paris te Prague State Opera, Theater Basel dhe Tiroler Festspiele Erl, Di Felice ka drejtuar një repertor të gjerë operistik, nga Mozart e Händel te Verdi, Puccini e Rossini. Më 10 shtator, ora 20:00, nën drejtimin e tij, Solistët, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, së bashku me tenorin Ștefan Pop, bashkohen për një mbrëmje ku muzika, emocionet dhe madhështia e operës do të bëhen një./ KultPlus.com