Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë

Një organizatë e trafikut ndërkombëtar të drogës, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, është goditur nga autoritetet italiane gjatë operacionit të koduar “Caveau 38”. Hetimet e Guardia di Finanza në Lecco zbuluan një rrjet që dyshohet se transportonte dhe shpërndante sasi të mëdha droge mes Shqipërisë, Holandës, Gjermanisë dhe Italisë. Hetimi nisi pas kontrolleve ndaj një grupi që shpërndante lëndë narkotike në parqet publike të Cernusco Lombardone dhe Merate. Verifikimet e mëtejshme zbuluan një strukturë më të gjerë të trafikimit ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit janë vënë nën hetim 52 persona, ndërsa gjashtë janë arrestuar në flagrancë. Autoritetet kanë sekuestruar rreth 32 kilogramë kokainë, heroinë dhe marihuanë, si dhe 1.5 milionë euro para të gatshme. Gjatë kontrolleve u zbuluan gjithashtu tetë kilogramë lingota ari të...