Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Ministria italiane e Arsimit dhe Meritës ka vendosur kufizime të reja për mënyrën se si u caktohen nxënësve detyrat e shtëpisë, duke synuar t’i japë fund praktikës së njoftimeve dhe detyrave të dërguara përmes regjistrit elektronik pas përfundimit të orarit mësimor. Ministri i Arsimit dhe Meritës, Giuseppe Valditara, tha se synimi është krijimi i një shkolle që t’i mësojë nxënësit të studiojnë “me metodë, përgjegjësi dhe qetësi”, duke respektuar njëkohësisht kohën e tyre dhe atë të familjeve. Sipas udhëzimit të ri të ministrisë, i cili është dërguar në shkolla dhe është në fuqi për vitin akademik 2026/2027, detyrat duhet të jepen brenda klasës dhe deri në përfundim të orëve të mësimit. Shkollat nxiten gjithashtu t’i rikthehen përdorimit të ditarit fizik, ndërsa ndalohet që detyrat të...