Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 39-vjeçarit shqiptar Luka Beqiraj në Spanjë, në zonën Orihuela Costa të provincës Alicante. Shqiptari me origjinë nga Vlora rezulton një person me precedent të mëparshëm penalë në Shqipëri dhe Itali. Sipas mediave spanjolle, autori i është afruar 39-vjeçarit shqiptar dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt. Menjëherë pas vrasjes, ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja duke përdorur një skuter elektrik. Mënyra se si është kryer vrasja ka ngritur dyshime te hetuesit se mund të bëhet fjalë për një krim me pagesë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu mundësinë e lidhjes së krimit me rrjetet e organizuara kriminale që veprojnë në këtë pjesë të Spanjës. Luka Beqiraj rezulton të ketë pasur përplasje...