Nga përparimi i Shqipërisë drejt BE, te drejtësia dhe reformat! Mesazhet që Ursula von der Leyen i dha Tiranës dhe shqiptarëve

Nga përparimi i Shqipërisë drejt BE, te drejtësia dhe reformat! Mesazhet që Ursula von der Leyen i dha Tiranës dhe shqiptarëve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar vendin ndër shtetet që po avancojnë më shumë në këtë proces. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, von der Leyen theksoi rezultatet e arritura gjatë vitit të fundit, por nënvizoi se Shqipëria duhet të vijojë me reformat dhe zbatimin e tyre të plotë. Von der Leyen vlerësoi gjithashtu rezultatet e Shqipërisë në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, duke bërë të ditur se vendi ka përmbushur mbi 80% të hapave të parashikuar dhe ka përfituar 213 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Ajo përmendi edhe përfshirjen e Shqipërisë në SEPA dhe procesin për uljen e tarifave të roaming-ut. “Është...