Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Të ardhurat e siguruara përmes rrjeteve sociale pritet të jenë në fokus të një nisme të re fiskale të qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e një sistemi të ri taksimi për ekonominë digjitale, duke nisur nga influencerët që gjenerojnë të ardhura përmes ndjekësve dhe bashkëpunimeve tregtare, e duke vijuar me aktivitetet e tregtisë online. Paralajmërimi vjen në një kohë kur rrjetet sociale nuk shërbejnë më vetëm si platforma komunikimi, por janë shndërruar në burim të ardhurash për individë dhe biznese. Reklamimi i produkteve, promovimi i markave, bashkëpunimet me kompanitë dhe shitjet përmes platformave digjitale kanë krijuar një treg që zhvillohet pjesërisht jashtë kanaleve tradicionale të tregtisë. Kryeministri Rama deklaroi më 28 tetor: “Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të...