Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ PD propozon 28 amendamente për buxhetin
Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ PD propozon 28 amendamente për buxhetin Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 28 amendamente për projektbuxhetin dhe paketën fiskale, ku propozon vendosjen e minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj, rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e taksave dhe pezullimin e pagesave për koncesionet me financim nga buxheti i shtetit. Sipas opozitës, propozimet synojnë orientimin e parave publike drejt përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve. “Të gjitha amendamentet synojnë të shndërrojnë buxhetin e shtetit nga buxhet për financimin e korrupsionit në buxhet për financimin e shërbimeve dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë”, thuhet në deklaratë. Demokratët kërkojnë rritjen me 30-50%...
Burimi:
sot.com.al