Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria miraton vendime dhe projektligje të reja

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria miraton vendime dhe projektligje të reja

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 2 shtator, një sërë vendimesh dhe projektligjesh që prekin fusha të ndryshme, nga mbrojtja e mjedisit dhe ekonomia malore te rindërtimi dhe administrimi i objekteve të konfiskuara. Ndër vendimet e miratuara është lista e veprimtarive që konsiderohen të rrezikshme për mjedisin, si dhe kriteret për vlerësimin e kërcënimit të mundshëm dhe përcaktimin e dëmit në mjedis. Qeveria ka miratuar gjithashtu ndryshime në vendimet për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak dhe për përdorimin e fondit të rindërtimit për riforcimin e njësive individuale të banimit dhe pallateve në disa bashki. Po ashtu, janë përcaktuar kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit të Rendit Publik. Në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe disa...