Nga Maqedonia te Kosova, Bushi “peshkon” talente, vjen me 4 risi ndaj Ukrainës – Balkanweb.com – News24

Nga Maqedonia te Kosova, Bushi “peshkon” talente, vjen me 4 risi ndaj Ukrainës – Balkanweb.com – News24

Me një objektiv të qartë dhe të vetëm, “Euro2027” për 21-vjeçarët, Alban Bushi dhe stafi i tij vijojnë përgatitjet për këtë turne të rëndësishëm që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi. Tekniku kuqezi ka bërë publike listën me lojtarët e ftuar për testin miqësorë që do të zhvillojnë kundër Ukrainës më 5 tetor, ndeshje që do të luhet në Hungari. Në listën me 21 lojtarë të ftuar për këtë miqësore, bie në sy fakti që Alban Bushi vjen me 4 risi të rëndësishme. Për herë të parë me Kombëtaren U-21 janë grumbulluar Mattia Huqi dhe Gabriel Kulla, dy lojtarë që vijnë nga ekipi U-19, ndërsa mbrojtësit Numan Ajetovikj, futbollist i Egnatias, dhe Omer Bajraktari, futbollist i Malishevës, kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë. Bbbb I...