Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Zakonisht, presidentët e Shteteve të Bashkuara, kur afrohen zgjedhjet afatmesme, kujdesen të theksojnë se emri i tyre nuk është në fletën e votimit për rinovimin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, në mënyrë që, në rast të një humbjeje, të mund t’ua atribuojnë përgjegjësinë kandidatëve të tjerë të partisë. Donald Trump për njëfarë kohe e “përkëdheli” këtë ide, por më pas tundimi për të sfiduar traditën ishte më i fortë. Kështu, jo vetëm që u ka kërkuar amerikanëve të bëjnë sikur edhe ai vetë është në garë, me bindjen se është një magnet për votat, por ka vendosur edhe ta stampojë emrin e tij në të gjithë procesin elektoral, duke ideuar një Konventë të pazakontë që nis sot në Dallas. “Trumpapalooza” e kanë quajtur kritikët...