NGA LEA YPI – Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë…
Të dashur miq, gazetarë e lexues që më keni shkruar për të më kërkuar një mendim për protestat në Shqipëri: mendimin tim e kam bërë të qartë katër muaj më parë dhe nuk e kam ndryshuar. Po e përsëris, meqë pyetjet vazhdojnë.Siç e dini shumë mirë, nuk jam ndier ndonjëherë e përfaqësuar nga e majta qeverisëse në Shqipëri dhe nuk ndihem e përfaqësuar as nga e djathta opozitare që i nxit turmat të ndezin zjarre e të hedhin kapsolla në bulevard. Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë.Kjo nuk do të thotë se dhuna për një parim të drejtë është e gabuar në çdo rrethanë. Por dhuna politike justifikohet vetëm kur, së pari, pas saj ka një projekt...
Burimi:
sarandanews.com