Nga laboratori i artistëve të rinj te përvoja e drejtpërdrejtë e artit bashkëkohor

Nga laboratori i artistëve të rinj te përvoja e drejtpërdrejtë e artit bashkëkohor

Ilir Muharremi, kritik i artit Arti është më i fuqishëm se realiteti, jo sepse e mohon atë apo sepse është një formë e arratisjes nga bota konkrete, por sepse e tejkalon realitetin përmes vizionit, imagjinatës, estetikës dhe përjetimit. Realiteti na tregon atë që është, arti na hap mundësinë të shohim atë që mund të jetë, atë që fshihet pas së dukshmes dhe atë që nuk mund të shprehet vetëm përmes fakteve. Në këtë kuptim, arti nuk është thjesht pasqyrim i realitetit, por një mënyrë e veçantë e njohjes së tij. Shkenca kërkon ta shpjegojë të vërtetën përmes faktit, dëshmisë dhe verifikimit, ndërsa arti e kërkon të vërtetën përmes ndjesisë, imagjinatës, simbolit, metaforës dhe përvojës njerëzore. Të dyja i afrohen së vërtetës, por nga rrugë të...