Nga kundër në votë pro për 46 bashki, Vullnet Sinaj: Tani përgjegjësia i takon PS-së

Nga kundër në votë pro për 46 bashki, Vullnet Sinaj: Tani përgjegjësia i takon PS-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj i cili prej ditësh mbante një qëndrim kundër draftit për 46 bashki, sonte në Kuvend deklaroi votën pro propozimit për ndarjen e re territoriale të vendit, duke theksuar se diskutimet brenda grupit parlamentar kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve dhe jo me interesa personale. Sinaj u shpreh se reforma territoriale ka prodhuar prej kohësh perceptimin se trajtimi i bashkive nuk ka qenë i njëjtë. “Krijohet përshtypja se disa bashki ishin të nënës dhe disa të njerkës”, deklaroi ai. Sinaj pranoi se gjatë periudhës së diskutimeve për reformën ka pasur qëndrime të ndryshme brenda Partisë Socialiste, por nënvizoi se debatet nuk kanë pasur në themel interesa personale. “Kemi pasur debate mbi mënyrën sesi duhet të avancojë kjo reformë....