Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë
Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, ka dhënë vlerësime të forta për figurat kryesore të politikës shqiptare, gjatë intervistës në emisionin “Koha Jonë-Debat”, me Nikoll Lesin. I pyetur për Sali Berishën, Kapri e cilësoi si “të tejkaluar”, ndërsa për Flamur Nokën tha se është një kosto për PD-në. Kritikat më të ashpra i rezervoi për Taulant Ballën, të cilin e quajti mishërim të historisë më të errët të Partisë Socialiste. Ndërsa për Agron Shehajn deklarata ishte surprizuese: “Kryeministri i ardhshëm!” Kapri komentoi edhe figura të tjera politike, duke mos kursyer kritikat për Fatmir Xhafajn, Fatmir Mediun dhe deputetët e rinj. Lesi: Çfarë përshtypje ke për sali Berishën? Kapri: Është i tejkaluar dhe mendoj që historia do jetë shumë në dyzim kur të gjykojë atë në...
Burimi:
kohajone.com