Nga Kruja drejt Tiranës me armë në taksi, pranga 30-vjeçarit dhe pasagjerit, goditën efektivët

Nga Kruja drejt Tiranës me armë në taksi, pranga 30-vjeçarit dhe pasagjerit, goditën efektivët

arma e sekuestruar TIRANË-Petrit Shima, 30 vjeç dhe Redion Hymeri 25 vjeç janë arrestuar në rrugën “Sami Frashëri”, në kuadër të operacionit të koduar “Taksimetri”. Policia u njoftua se 30-vjeçari me armë zjarri me vete po lërviste me taksi nga Kruja drejt Tiranës. Shima ndodhej në shoqërinë e Redion Hymerit. Gjatë arrestimit, blutë njoftojnë se dy të rinjtë kanë bërë rezistencë duke dhunuar efektivët dhe dëmtuan ambientet e komisariatit. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe 15 fishekë. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Komisariati Nr. 2, operacioni i koduar “Taksimetri”. Lëvizte me taksi, i armatosur me pistoletë, arrestohet në rrugën “Sami Frashëri”, një 30-vjeçar, banues në Thumanë. Në pranga edhe pasagjeri tjetër në mjet, i cili shoqëronte 30-vjeçarin. Të dy të arrestuarit, shtetas me precedentë...