Nga korriku 2024 BSH bleu 1.85 miliardë euro ‘për shmangien e forcimit të lekut’, ndërkohë leku është forcuar me 8%

Nga korriku 2024 BSH bleu 1.85 miliardë euro ‘për shmangien e forcimit të lekut’, ndërkohë leku është forcuar me 8%

Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave, do të rëndojë më tej inflacionin mbi të gjithë shqiptarët.Banka njoftoi të shtunën se ka blerë 381 milionë euro “për shmangien e forcimit të lekut” dhe 47.5 milionë të tjera si pjesë e politikës së saj të zakonshme për rritjen e rezervës valutore të vendit.Blerjet 47.5 milionë janë politikë e zakonshme monetare, ndërsa blerja e 381 milionë eurove bie në kategorinë e “ndërhyrjeve të jashtëzakonshme”. Ndërhyrjet e jashtëzakonshme normalisht, siç e thotë edhe emri, duhet të zgjasin për një periudhë të kufizuar kohore. Por në rastin e Shqipërisë, këto blerje vijojnë që nga korriku i vitit 2024. Që...