Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish momente nga pjesëmarrja e tij në Budva të Malit të Zi, ku ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. Këtë herë, kryeministri ka ndarë disa foto ku shfaqet duke u takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç, kancelarin gjerman Friedrich Merz, komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me pjesëmarrës të tjerë në takimin e nivelit të lartë.