Nga kafazi prej xhami te gjyqi hermetik ndaj Metës/ Blushi nuk duron dot më: Rama gardian dhe gjykatës

Nga kafazi prej xhami te gjyqi hermetik ndaj Metës/ Blushi nuk duron dot më: Rama gardian dhe gjykatës

Nga kafazi prej xhami te dyert e mbyllura të gjykatës. Tedi Blushi ngre një seri pikëpyetjesh mbi mënyrën se si po zhvillohet procesi ndaj Ilir Metës dhe akuzon Edi Ramën se po tenton të kontrollojë edhe perceptimin publik mbi drejtësinë. Ajo që duhej të ishte një çështje e drejtësisë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një betejë politike për transparencën. Ky është të paktën versioni i Partisë së Lirisë. Deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i saj, Tedi Blushi, ka dalë me një deklaratë të fortë, duke pretenduar se pas publikimit të letrës së Ilir Metës është rikthyer ajo që ai e quan “izolim politik” ndaj ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë. Por Blushi nuk ndalet këtu. Ai e vendos gishtin pikërisht mbi mënyrën...