Nga inxhiniere helikopterësh në Presidente të Gjermanisë? Kush është gruaja që mund të shkruajë historinë!
Gjermania mund të bëjë një hap historik duke zgjedhur për herë të parë një grua në postin e presidentes. Në qendër të vëmendjes është Ilse Aigner, 61-vjeçarja nga Bavaria, e cila ka tërhequr interesin e mediave për rrugëtimin e saj të pazakontë, nga industria e helikopterëve deri në majat e politikës gjermane. Ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, Aigner nuk ka një diplomë universitare. Ajo është kualifikuar në inxhinieri elektrike dhe ka punuar në prodhimin e helikopterëve përpara se të niste karrierën politike. Me një përvojë prej rreth tri dekadash në politikë, Aigner ka qenë deputete në Bundestag dhe ministre e Bujqësisë në qeverinë e Angela Merkel. Kandidatura e saj ka marrë mbështetje nga disa prej forcave kryesore politike gjermane. Por pas suksesit politik fshihet...
Burimi:
kohajone.com