NGA HERVIN ÇULI – Djalli u kthye…

NGA HERVIN ÇULI – Djalli u kthye…

Të krahasosh revolucionin e ’90-ët me këtë që po ndodh sot është sikur të krahasosh Leonardo Da Vinçin me Aleksandër Geramisov (piktorin e Stalinit) apo Moxartin me tallavanë.Në ’90 revolucionin e bënë masat dhe në krye prinin elitat. Elitat, pedagogët, mësuesit ishin aty, në shesh, bashkë me studentët, nuk bënin një deklaratë skuthash dhe të iknin me vrap per ti lënë vendin molotovit.Në ’90 nuk kishte maska edhe pse regjimi armën më të egër kishte sigurimin e shtetit, kishte njerëz me fytyrë dhe duar të pastra. Ne 90 nuk u thye asnjë xham u rrëzua vetëm monumenti i Enver Hoxhes.Në ’90 populli i thjeshtë, i varfër, nuk delironte nën avujt e flakës së shkaterimit me kapuç në kokë, edhe kur shprehej fliste thjeshtë e në...