Nga Gjenacani, Papa i beson botës, me ndihmën e Nënës së Këshillit të Mirë, një mision që fillon me kundrimin e Hyjit

Nga Gjenacani, Papa i beson botës, me ndihmën e Nënës së Këshillit të Mirë, një mision që fillon me kundrimin e Hyjit

Papa Leoni XIV kthehet në Gjenacan, në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, një vend që nuk është vetëm një ndalesë në papninë e tij, por një prani, që e përshkon historinë e tij personale. Këtë mbrëmje, 7 shtator, në prag të festës së Lindjes së Virgjërës Mari, Ati i Shenjtë Leoni XIV kremtoi Meshën dhe u lut para asaj fugureje të Nënës së Këshillit të Mirë, e cila, për të – rregulltar augustinian – përfaqëson edhe një kthim në origjinë. Gjenacani bëhet kështu një vend kujtese, feje e lëshimi në duart e Zotit. “Që në ditët e para të papnisë, e ndieva për detyrë dhe kisha shumë dëshirë për t’iu afruar Gjenancanit”, kujtoi Papa në homeli, duke shpjeguar se Zoja e shoqëron atë...