Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes së klubit spanjoll
Lionel Messi ka arritur një marrëveshje në parim për të blerë 100% të aksioneve të CD Eldense, klub që aktualisht militon në “La Liga 2” në Spanjë. Ky do ishte një tjetër hap i rëndësishëm në strategjinë e Messit për të ndërtuar rrjetin e tij të klubeve në futbollin spanjoll. Ylli argjentinas ka investuar më herët edhe te UD Cornella, klub nga Katalonja. Nëse marrëveshja finalizohet, Messi do të bëhet pronari i ri i Eldenses, duke zgjeruar kështu praninë e tij në botën e futbollit edhe jashtë fushës. Leo Messi po ndërton ngadalë, por me ambicie të mëdha, perandorinë e tij në futboll.
Burimi:
vizionplus.tv