Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet

Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet

Protestat që kanë trazuar Shqipërinë që nga fillimi i qershorit kanë fituar tashmë emrin tërheqës “Revolucioni i Flamingove”. Burimi i tyre është zemërimi që ka lindur midis qytetarëve të vendit për një projekt të madh turistik prej 1.4 miliardë dollarësh që Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dëshiron të promovojë. Projekti pritet të shtrihet përgjatë vijës bregdetare shqiptare në zonën e Zvërnecit. Kundërshtarët e tij pretendojnë se do të dëmtojë natyrën në zonë, përfshirë flamingot që folezojnë atje. “Atje ka një plazh të virgjër dhe një ishull të bukur, të cilin kryeministri shqiptar, Edi Rama, dëshiron që milionerët ta arrijnë me traget dhe të vendosen atje. Është plazhi më i bukur në Mesdhe dhe pjesa më e madhe e tij është në...