Nga festivali i xhazit në Londër te kinemaja e Stambollit, ngjarjet kulturore që shënojnë këtë javë
Festivale filmi, koncerte dhe ekspozita arti nga qytete të ndryshme të botës po shënojnë kalendarin kulturor të javës 9–15 nëntor 2026, duke sjellë në vëmendje emra të njohur të muzikës, kinemasë dhe arteve pamore. Në Londër, Festivali EFG Jazz nis të premten dhe vazhdon deri më 22 nëntor, duke sjellë muzikantë ndërkombëtarë, bashkëpunime dhe projekte të reja në skena të ndryshme të kryeqytetit britanik. Ndërkohë, në Stamboll po mbahet edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit në Bosfor, me filma artistikë, dokumentarë dhe të shkurtër nga kinematografia vendore dhe ndërkombëtare. Në Berlin, Muzeu i Artit Bashkëkohor Hamburger Bahnhof shënon 30-vjetorin e themelimit me një program të veçantë 30-orësh, që përfshin vizita në ekspozita, shfaqje filmash, punëtori artistike dhe sesione dëgjimi. Edhe Parisi këtë javë i...
Burimi:
kultplus.com