Nga fëmijëria te kombëtarja! Neymar-Coutinho, sërish bashkë
Neymar dhe Coutinho do të luajnë sërish së bashku, 20 vite pas fillimit të rrugëtimit të tyre. Dy prej emrave më të njohur të futbollit brazilian do të jenë sërish në të njëjtin ekip. Philippe Coutinho pritet t’i bashkohet Santosit, ku e pret miku i tij i vjetër, Neymar. Historia e dy brazilianëve ka nisur shumë vite më parë. Ata janë rritur së bashku në ekipet e moshave të Brazilit, duke kaluar nëpër të gjitha nivelet e përfaqësueses dhe më pas duke ndarë fushën edhe me kombëtaren e parë. Tani, pas rreth dy dekadash, rrugët e tyre do të bashkohen sërish, këtë herë te Santos. Ribashkimi ka ngjallur shumë emocion te Neymar, i cili nuk e ka fshehur gëzimin për rikthimin e mikut të tij....
Burimi:
vizionplus.tv