No Image Available

Nga Enveri te Rama, Artan Fuga godet propagandën: Kur pushteti u ndërron emrin protestave!

Nga Gradishta e vitit 1968 te protestat studentore të vitit 2026, akademiku Artan Fuga ngre një akuzë të fortë ndaj mënyrës se si pushteti interpreton revoltat qytetare: kur nuk përballet me kërkesat, përpiqet t’u ndryshojë kuptimin. A mund të krahasohen protestat studentore në Shqipëri me lëvizjet revolucionare të Evropës? Dhe a mund të etiketohet një revoltë për arsimin, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës si pjesë e një organizimi ekstremist ndërkombëtar? Pikërisht këtu godet akademiku Artan Fuga, i cili ka rikthyer një episod nga Shqipëria komuniste për të kundërshtuar interpretimet që po u bëhen protestave të sotme. GRADISHTA E VITIT 1968, KUR NJË FJALIM DONTE TË BASHKONTE DY BOTË TË NDRYSHME Më 28 qershor 1968, Enver Hoxha mbante një fjalim në Gradishtë, përpara të rinjve të...