“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

Mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës morën pjesë në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili u zhvillua për katër ditë në Pallatin e Kongreseve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se panairi shërbeu si një hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në disa sektorë të ekonomisë. Sipas Ramës, sipërmarrjet pjesëmarrëse patën mundësinë të prezantojnë aktivitetin e tyre dhe të krijojnë ura bashkëpunimi në fushën e energjisë, teknologjisë, industrisë, bujqësisë dhe turizmit. “Mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës u mblodhën për katër ditë me radhë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, në edicionin e 32-të të Panairit...