Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

Hetuesit belgë dyshojnë se personat që vranë një shtetas shqiptar pranë Parlamentit Evropian janë të njëjtët që, disa orë më vonë, qëlluan për vdekje një efektiv të policisë së Brukselit. Sipas gazetës belge De Standaard dhe raportimit të HLN, të dyja ngjarjet ndodhën më 12 tetor, ndërsa hetimet kanë nxjerrë të dhëna të reja që i lidhin dy atentatet. Vrasja e parë ndodhi rreth orës 17:50 në rrugën Wiertz, në komunën Ixelles, pranë ndërtesës së Parlamentit Evropian. Tre ose katër persona dyshohet se qëlluan një shtetas shqiptar brenda hollit të një pallati banimi, duke e goditur me shtatë ose tetë plumba pistolete. Viktima ndërroi jetë në vend, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës. Sipas raportimeve belge, shqiptari nuk kishte precedentë penalë në Belgjikë. Megjithatë, burime...