Nga e hëna, mbi 1,660 produkte me çmime më të ulëta në Greqi
Nga Lutfi Dervishi Mbi 1,660 produkte me çmime më të ulëta nga e hënaNga e hëna, 31 gusht, nis Nisma Kombëtare për Uljen e Çmimeve, një program që përfshin mbi 1,660 produkte të konsumit të përditshëm dhe synon një ulje mesatare të çmimeve me rreth 7%.Nisma synon t’u vijë në ndihmë familjeve përballë kostos së lartë të jetesës dhe përfshin ushqime bazë, produkte shtëpiake, artikuj shkollorë, produkte të markave të supermarketeve dhe mish.Deri tani, rreth 900 produkte të markave të njohura janë përfshirë në skemë. Ulja mesatare është rreth 7%, por për produkte të veçanta shkon nga 5% deri në 30%.Për më shumë se 450 artikuj shkollorë, ulja mesatare është rreth 10%. Rreth 250 produkte të markave të vetë supermarketeve do të kushtojnë mesatarisht 7%...
Burimi:
syri.net