Nga duart e mjeshtërve te brezi i ri, artizanati në Muzeun e Elbasanit
Muzeu Etnografik i Elbasanit u shndërrua për një javë në një hapësirë të gjallë të artizanatit, ku tradita u përcoll përmes punës së mjeshtërve të vjetër dhe të rinjve që po e mbajnë gjallë këtë trashëgimi. Punimet me tezgjah e shtiza, përpunimi i baltës dhe punimi i qelesheve sollën në mjediset e muzeut një pjesë të zejeve tradicionale shqiptare, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve. Përtej demonstrimit të teknikave artizanale, aktivitetet u kthyen edhe në një mundësi për të afruar brezat me trashëgiminë kulturore. Në to morën pjesë edhe nxënës të shkollave, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me mjeshtërinë dhe proceset përmes të cilave krijohen punimet tradicionale. Nisma synon të vërë në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së zejeve dhe vlerave të...
Burimi:
kultplus.com