Nga Dardha në fshatrat autentikë të Devollit, Arrëz e Sinicë
Edhe pse të përfshirë në programin “100 fshatrat” shumë pak vizitorë kanë qenë në rrugicat e gurta të fshatrave Arrëz dhe Sinicë në Devollin e Sipërm. Për të shkuar atje është e thjeshtë, si me rrugë automobilistike nga Bilishti drejt Mirasit ashtu edhe në shtegun që nis nga Dardha e Korçës, zbret në Arrëz dhe Sinicë për të përfunduar sërish në fshatin turistik më të njohur të zonës. Për ata që kanë dëshirë të shohin panorama mbresëlënëse dhe të dëshmojnë autenticitetin e një zone të thellë por të banuar historikisht, shtegu këmbësor është i duhuri. Nis nga Dardha e cila në ditët e para të nëntorit vezullon nga ngjyrat e vjeshtës me pyjet dhe malet e veshura me pemë shumëngjyrëshe, nga e gjelbra e pishave,...
Burimi:
kultplus.com