‘Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani’/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e drogës po deformojnë ekonominë e Shqipërisë

‘Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani’/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e drogës po deformojnë ekonominë e Shqipërisë

Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës, por këtë vështirë se do ta kuptosh nëse viziton Bllokun. Rolls-Royce dhe Bentley, me vlerë 250 mijë euro secila, parkojnë para bareve dhe kafeneve të kësaj zone luksoze të Tiranës. Por më shumë se makinat luksoze, vëmendjen tërheqin njerëzit që zbresin prej tyre. Shqiptarët e mbuluar me tatuazhe shpesh dëgjohen teksa japin urdhra në iPhone, duke folur me theksin e Londrës Veriore apo të Mançesterit. Për ata që e njohin mënyrën se si funksionon ekonomia e nëndheshme në Europë, këto thekse angleze nuk janë aspak të habitshme. Bandat shqiptare janë të pranishme në të gjithë tregun britanik të kokainës, që vlerësohet në 11 miliardë paund, nga importi në sasi të mëdha deri te shpërndarja në...