Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
porto palermo TIRANË-Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës ushtarake dhe Tunelit të Nëndetëseve në Porto Palermo në një kompleks të ri publik kushtuar kujtesës së Luftës së Ftohtë, kulturës dhe vizitës. Projekti parashikon që tuneli i nëndetëseve të bëhet Muzeu i Luftës së Ftohtë, ndërsa ish-kazermat ushtarake të ripërdoren për akomodim, gastronomi, aktivitete kulturore dhe edukative. “Dikur i ndërtuar për të mbetur i fshehur. Nesër, një mundësi për të hyrë, kuptuar dhe kujtuar”, thuhet në thirrjen e publikuar nga AKPT, e cila fton arkitektë dhe ekipe multidisiplinare nga Shqipëria dhe jashtë vendit të paraqesin koncept-idetë e tyre. Konkursi organizohet nga AKPT në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Institutin...
Burimi:
zeri.ai