Nga banore në ”Big Talk”, zbulohet kush do të jetë moderatorja në këtë edicion

Nga banore në ”Big Talk”, zbulohet kush do të jetë moderatorja në këtë edicion

Një tjetër dimension i Big Brother VIP Kosova 5 vjen përmes ekranit me “Big Talk”, emisionit të ri që do të moderohet nga Loredana Brati dhe që nis transmetimin këtë të shtunë, në orën 18:00. Ky format synon të zbulojë më shumë se çfarë ndodh brenda shtëpisë së BBVK 5, duke sjellë diskutime, prapaskena dhe rrëfime që lidhen me banorët dhe zhvillimet e tyre gjatë këtij edicioni. Në studio do të mirëpriten familjarë, miq e të afërm të banorëve, si dhe ish-pjesëmarrës nga edicionet e kaluara, të cilët do të ndajnë mendimet, emocionet dhe këndvështrimet e tyre për personazhet që aktualisht janë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë. Përmes bisedave dhe historive të veçanta, “Big Talk” synon t’i japë publikut një perspektivë tjetër...