Nga bandat e ’90, arratisjet, vrasjet te kokaina mes trëndafilave/ Kush është Lulzim Caka, “i tmerrshmi i Beratit” (Saga e krimeve)

Nga bandat e ’90, arratisjet, vrasjet te kokaina mes trëndafilave/ Kush është Lulzim Caka, “i tmerrshmi i Beratit” (Saga e krimeve)

lulzim caka TIRANË- Lulzim Caka është shqiptari i arrestuar nga autoritetet greke, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal shqiptar që trafikoi 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia. Sipas mediave greke, sasia e drogës dyshohet se ishte fshehur në shufra plastike të përdorura për trëndafila, me qëllim shmangien e kontrolleve. Mësohet se Caka është arrestuar bashkë me të birin, në një vilë ku janë zbuluar 2 kg kokainë, kimikate e pajisje paketimi të drogës, një pistoletë dhe një makinë luksoze. Pas largimit nga Shqipëria, Caka u vendos në Greqi, ku dyshohet se ka përdorur edhe emrin John Franco.  Lulzim Caka është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe rezulton person i kërkuar në Shqipëri. Ai u lirua në mënyrë të paligjshme nga burgu në...