Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës

Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës

“Dominimi i Edi Ramës po lëkundet”. Me këtë konstatim e nis media spanjolle “The Objective” një artikull kushtuar zhvillimeve politike në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e opozitës, hetimet për korrupsion dhe disa prej projekteve të mëdha që kanë shkaktuar debat publik. Sipas medias spanjolle, protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 127-të radhazi, ndërsa tubimet përpara rezidencës së kryeministrit në Tiranë janë kthyer në një nga shenjat kryesore të pakënaqësisë ndaj qeverisë. “The Objective” shkruan se protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin, ndërsa gjatë tubimeve dëgjohen slogane si “Rama në burg”, “Poshtë narkoshteti” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Një pjesë e rëndësishme e artikullit i kushtohet ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila përmendet si një prej zyrtarëve...