Nga azili në Francë te ekstradimi, Gjykata e Tiranës vendos për 32-vjeçaren turke

Nga azili në Francë te ekstradimi, Gjykata e Tiranës vendos për 32-vjeçaren turke

  Julide Yazici TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 32-vjeçaren turke Julide Yazici duke miratuar ekstradimin e saj drejt Turqisë, ku autoritetet e kërkojnë për një çështje që lidhet me dyshime për përfshirje në një organizatë terroriste. Yazici u arrestua në Shqipëri pas kërkesës së drejtësisë turke, ndërsa ndaj saj ishte vendosur masa 'arrest në burg'. Vendimi për masën e sigurisë u shqyrtua edhe në Apel, i cili rreth dy muaj më parë vendosi ta lërë atë në fuqi. Çështja e 32-vjeçares ka një tjetër element të rëndësishëm ku ajo rezulton të ketë përfituar azil politik në Francë. Pavarësisht këtij statusi drejtësia turke ka vijuar procedurat ndaj saj, duke e shpallur në kërkim. Sipas pretendimeve të autoriteteve turke Yazici dyshohet se ka ofruar ndihmë...