Nga 61 në 46: harta që ndryshon sërish Shqipërinë/ Protestat dhe rebelimi nuk e ndalin Ramën
Reforma e re territoriale po hyn në fazën vendimtare dhe, nëse varianti aktual miratohet, Shqipëria do të kalojë nga 61 në 46 bashki. Por ajo që e bën këtë proces politikisht më të ndjeshëm nuk është vetëm numri i njësive që humbasin statusin. Është fakti se kundërshtimi nuk ka ardhur vetëm nga opozita, por edhe nga vetë territoret që preken dhe nga këshilltarë të të dyja krahëve politike. Megjithatë, deri tani, kjo rezistencë nuk ka prodhuar ndryshim në projektin e shumicës. As protestat në Divjakë, as kundërshtimi në Përrenjas dhe as reagimet nga bashkitë e tjera nuk kanë bërë që socialistët të tërhiqen nga lista e 15 njësive vendore që propozohet të humbasin statusin e bashkisë. Nga 61 në 46: harta që ndryshon sërish Shqipërinë Më...
Burimi:
ntv.al