Nga 1 shtatori reduktohet flota e autobusëve, operatorët kërkojnë ndërhyrje nga qeveria
Nga data 1 shtator, linjat e transportit publik do të ulin me 20 deri në 30 për qind numrin e mjeteve në qarkullim. Njoftimi është bërë me dije nga vetë operatorët e transportit, të cilët deklarojnë se kjo masë vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e pamundësisë financiare për të mbuluar kostot e larta të operimit, veçanërisht ato të karburantit. Sipas operatorëve, operimi me 100% të kapacitetit është bërë i papërballueshëm, ndërsa nëvizojnë se ky vendim nuk vjen si mungesë vullneti, por si e vetmja zgjidhje në kushtet aktuale. “Për këtë arsye, njoftojmë se duke filluar nga data 01.09.2026, operatorët e transportit publik do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar në masën rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili...
Burimi:
javanews.al