Nexhmedin Danaj kapet në Dubai, Policia: Grup për trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vende të BE-së

Nexhmedin Danaj kapet në Dubai, Policia: Grup për trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vende të BE-së

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Nexhmedin Danaj në Dubai. “Finalizohet, në bashkëpunim me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi N. D., 57 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin prill 2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,...