New York-u kufizon përdorimin e AI në shkolla, nxënësit nga klasa e dytë deri në të tetën nuk do ta përdorin

New York-u kufizon përdorimin e AI në shkolla, nxënësit nga klasa e dytë deri në të tetën nuk do ta përdorin

Nxënësit nga klasa e dytë deri në klasën e tetë në shkollat publike të New York-ut nuk do të lejohen të përdorin mjete të inteligjencës artificiale që janë të drejtuara për nxënësit gjatë këtij viti shkollor. Politika e re u prezantua të mërkurën nga kryebashkiaku Zohran Kwame Mamdani dhe kancelari i Shkollave, Kamar H. Samuels, së bashku me rregulla të reja për kohën që nxënësit kalojnë para ekraneve, transmeton KultPlus. Mamdani tha se fëmijët kanë nevojë për mësuesit dhe ndërveprimin njerëzor për të mësuar dhe për t’u zhvilluar, ndërsa duhet të ndërtojnë marrëdhënie me bashkëmoshatarët dhe edukatorët dhe të përballen vetë me problemet e vështira. Sipas politikës së re, përdorimi i mjeteve të AI të orientuara drejtpërdrejt te nxënësit do të ndalohet për fëmijët nga...