Nevil Dede përzgjidhet trajneri më i mirë i muajit gusht në “Abissnet Superiore”, trajneri i Egnatias: Çdo trofe personal i takon djemve & klubit

Nevil Dede përzgjidhet trajneri më i mirë i muajit gusht në “Abissnet Superiore”, trajneri i Egnatias: Çdo trofe personal i takon djemve & klubit

Nevil Dede është përzgjedhur trajneri më i mirë i muajit gusht në kampionatin “Abissnet Superiore”, vlerësim i dhënë nga Drejtoria Teknike e FSHF. Egnatia e ka nisur sezonin e ri në mënyrë pozitive, duke regjistruar dy fitore në dy javët e para të kampionatit, ndaj Tiranës dhe Vorës. Me gjashtë pikë të grumbulluara, skuadra rrogozhinase është në krye të renditjes pas dy javëve të para. Çmimi “Trajneri i Muajit” iu dorëzua Nevil Dedes në ambientet e FSHF TV nga Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani. Në një prononcim për fshf.org, Dede u shpreh se çdo vlerësim personal është meritë e skuadrës dhe klubit, ndërsa vlerësoi startin pozitiv të Egnatias në kampionat. “Gjithmonë çdo trofe personal që do të fitoj i takon vetëm...