Netanyahu telefonon çdo ditë Trump-in për ta bindur të rifillojë luftën kundër Iranit

Netanyahu telefonon çdo ditë Trump-in për ta bindur të rifillojë luftën kundër Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po telefonon çdo ditë presidentin amerikan Donald Trump, në përpjekje për ta bindur atë të rifillojë veprimet ushtarake kundër Iranit, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. Lajmi raportohet nga gazeta britanike Financial Times të hënën. “Netanyahu e telefonon çdo ditë për ta nxitur të rifillojë luftën”, i tha gazetës një person i informuar për diskutimet mes tyre. Ai tha se zyrtarë brenda dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, të cilët kundërshtojnë rifillimin e luftimeve, po përpiqen të kundërpeshojnë presionin e Netanyahu-t për rikthimin e luftës. “Udhëheqësit rajonalë po i kërkojnë atij (Trump-it) të mos e përshkallëzojë situatën dhe t’u japë përparësi negociatave”, tha burimi. Një tjetër person i njohur me situatën në Izrael deklaroi se Netanyahu dëshiron rifillimin e veprimeve...